Siç shkruan ‘Hamburger Abendblatt’, drejtoresha e shkollës së mesme Kurt-Tucholsky-Schule në Hamburg qëndroi në mbrojtje të lirisë fetare të nxënësit i cili nuk pranuan të shtrëngoj dorën me mësuesen për arsye fetare, dhe refuzoi kërkesën e mësueses për largimin e tij nga ceremonia e diplomimit.
Mësuesja kishte dëshirë që t’ia uroj diplomimin e maturës, raportojnë agjencitë, por nxënësi refuzoi t’ia zgjat dorën, siç e shpjegoi ai, jo nga mosrespektimi ndaj mësueses, por për shkak të rregullave fetare.
Administrata e shkollës refuzoi që gazetarëve t’u japë informacione në lidhje me origjinën e nxënësit.
Në Zvicër, pas një rasti të ngjashëm, autoritetet e shkollës kanë futur gjoba për refuzimin e shtrëngimit të dorës me stafin, njofton Al-Jazeera.
(islamgjakova)