Koalicioni bombardon përsëri pozicionet e Husive në Jemen

0
166
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmet janë kryer në vendbanimet Dar al-Hadra Medinutul në Aden dhe në disa vendbanime në veri të këtij qyteti.
 
 Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë kryer sulme mbi lëvizjen Husi në disa rajone të ndryshme në qytetin e Adenit në Jemenin jugor, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Forcat e koalicionit filluan sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake Husi në disa vende.
 
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmet janë kryer në vendbanimet Dar al-Hadra Medinutul në Aden dhe në disa vendbanime në veri të këtij qyteti.
 
Avionët bombarduan dhe njësitë Husi që u përpoqën të largohen nga qyteti Dar Sad.
 
Trazirat në Jemen filluan me protestat e grupeve Husi  të cilët janë shiitë kundër qeverisë sunite të presidentit Abdurabbu Mansur Hadi. Protestat degjeneruan në konflikte të armatosura mes gurpeve Husite dhe atyre ushtarake, dhe më vonë në luftën kundër Husive janë angazhuar dhe mbështetësit civile të Hadi.
 
Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ushtria e Arabisë Saudite në fund të marsit filloi sulmet ajrore mbi pozicionet e Husive, duke kërkuar në këtë mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në këtë vend.
 
Pak më pak se një muaj më vonë, më 21 prill sulmet ajrore mbi pozicionet Husi u ndërprenë zyrtarisht, por megjithatë herë pas here organizohen bombardime ndaj grupeve Husi./AA/.kohaislame