Hamëz Jashari: Shqiptarët kanë qenë në Kosovë që kur dielli e ngrohë këtë tokë

Serbët kanë realizuar një dokumentar ku tregojnë se si Adem Jashari ka vrarë disa policë në një pritë, para 5 marsit. Aty flet edhe Hamëz Jashari, i cili u thotë në gjuhen serbe se shqiptarët kanë qenë këtu që kur dielli ngrohë këtë tokë, kurse serbët gënjejnë. 

“Kush është i çmendur të qëndrojë në mal ku këtu është tokë shqiptare. Këtu askush nuk mban mend që ka pas serb ndonjëherë në jetë. Prej Ilirëve dhe para Ilirëve, Pellazgve, qysh kur dielli e ngrohë këtë tokë ne jemi këtu. Serbët në vitin 1928, më parë nuk ka pasur kurrë, ata rrejnë, ata e bëjnë historinë si i duhet atyre”, ka thënë Hamëz Jashari, në një pjesë të dokumentarit të përgatitur nga serbët dhe të publikuar në youtube në fund të vitit 2012.kohaislame

Artikulli paraprakBekim Jashari: Kurrë më i turpëruar se sot!
Artikulli vijuesTronditet Nisma për Kosovën! Kërkon hetim nga Brukseli për rastin e Fatmil Limajt