Tronditet Nisma për Kosovën! Kërkon hetim nga Brukseli për rastin e Fatmil Limajt

Faktet e publikuara sot në media, kanë tronditur dhe shokuar opinionin publik, se çka në fakt është duke ndodhur me institucionin më të rëndësishëm të Republikës, atë të drejtësisë, i cili në vend që të mbrojë qytetarët shndërrohet në instrument përndjekjes ndaj qytetareve të vendit tonë, vlerëson Nisma për Kosovën.

“Ne sot po ashtu jemi të tronditur nga dalja në pah e një komploti të ashtuquajtur gjyqësor, të montuar dhe jo njerëzor. Fatmir Limaj dhe 8 të akuzuarit të tjerë duke pas besimin e plotë në sistemin e drejtësisë, atyre në vend që të ti ndahej drejtësia nga një panel gjykatës profesionist dhe të mbështetur në ligj, ata tani më po shihet që kanë qenë para një paneli të ashtuquajtur gjyqësor të cilët sipas dëshmive të publikuara në media kanë qenë të instruktuar që të marrin një vendim politik (ende pa e shqyrtuar lenden, kryetari i panelit gjyqësor Manuel Suarez ka deklaruar se do ta dënoj Fatmir Limajn dhe të tjerët) në kundërshtim me ligjin dhe jo vendim gjyqësor duke u bazuar në fakte, prova dhe në ligj”.

Nisma për Kosovën kërkon që sa më shpejt të nis një hetim i plotë dhe i gjithanshëm ndaj të gjithë atyre të implikuar në ketë rast brenda dhe jashtë EULEX-it.

“Kërkojmë nga Brukseli zyrtar të filloj dhe të garantoj një hetim të gjithanshëm ndaj të gjithë aktoreve të përfshirë në ketë skandal, qoftë në Prishtinë apo në Bruksel. Prandaj ne kërkojmë që të krijohet një komision hetues i pavarur e që të jetë transparent para qytetarëve të Kosovës dhe që sa ma shpejt përmes hetimit të plotë të zbardhet e vërteta, sepse jemi të bindur se vetëm kështu ndihmohet drejtësia”.

“Po ashtu kërkojmë nga Brukseli që menjëherë të merr masa për ti ofruar mbrojtje ligjore të kërkuar nga zyrtaret e EULEX-it të cilët i kanë ofruar këto dëshmi në funksion të zbardhjes të së vërtetës”

Artikulli paraprakHamëz Jashari: Shqiptarët kanë qenë në Kosovë që kur dielli e ngrohë këtë tokë
Artikulli vijuesRamiz Kelmendi- Privatizuesi i Dyshimtë