Britania e Madhe bëri thirrje që t’u jepet fund shkeljeve ndaj marrëveshjes për ndalimin e luftimeve dhe armiqësive në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i diplomacisë britanike Philip Hammond në një deklaratë me shkrim në profilin e tij në Twitter ka thënë se ka biseduar me Rijad Hixhab, kryetarin e Komitetit të Lartë Negociator të përbërë nga grupet e opozitarëve sirianë në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon dhe për marrëveshjen për ndalimin e luftimeve në Siri.
“Jam thellë i shqetësuar për rritjen e pranisë ushtarake në Halep dhe bombardimet ndaj civilëve nga regjimi sirian. Duhet t’u jepet fund shkeljeve të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve”, ka thënë ministri i Jashtëm, Hammond.
Ditën e sotme u njoftua se si pasojë e sulmeve të ndërmarra në Halep dhe zonat përreth nga avionët e ushtrisë ruse humbën jetën 18 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.