Rusia: Naive të pritet tërheqja e trupave nga Assadi

Rusia tha se do të ishte “naive” për fuqitë e jashtme që të presin nga presidenti sirian, Bashar al-Assad të tërheqë trupat e tij nga qytetet e mëdha dhe pastaj të presë nga opozita ta ndjekë këtë shembull.

Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, duke folur të shtunën për studentët në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, tha gjithashtu se ekzistojnë një mori thirrjesh për “kapitullimin e njëanshëm” të regjimit të Assadit.

Lavrov tha se Rusia nuk i mban anën “as regjimit e as ndonjë individi në Siri”, por thjesht e bazon qëndrimin “në atë që është reale”, transmeton “Evropa e Lirë”.

Rusia dhe Kina kanë bllokuar në vazhdimësi rezolutat e Perëndimit dhe të Ligës Arabe në OKB, të cilat synonin presionin ndaj presidentit sirian Bashar Assad për t’i dhënë fund dhunës në Siri, që deri më tash ka lënë të vrarë 17 mijë njerëz. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakKosova nuk është vetëm e kryeministrit!
Artikulli vijuesKryengritësit sirianë shpallin një fitore të rëndësishme