Han: Maqedonia të ndihmohet nga Brukseli

Eurokomisari Johanes Han edhe njëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë ka porositur se shtetet e Ballkanit Perëndimor, me crast e përmendi Maqedoninë dhe Serbinë, do të ndihmohen nga ana e shteteve të Bashkimit Evropian (BE), sepse sipas tij, këto shtete janë viktimë e situatës me refugjatët.

“Ne edhe më tej do t’ju ndihmojmë shteteve si IRJ e Maqedonisë dhe Serbisë. Vikendin e kaluar isha në shtetin e parë, ndërsa të premten do të udhëtoj për Serbi t’i vizitoj së bashku me kryeministrin kampet e refugjatëve dhe të marr përshtypje personale për situatën. Por këtu edhe Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmoj me qëllim të ballafaqohemi me këta sfida, sepse, është me rëndësi të përmendet, kjo nuk është vetëm problem për shtetet e Ballkanit Perëndimorë. Ata, gjithashtu janë viktima të situatës edhe për këtë ne patjetër e kemi t’ju ndihmojmë” – potencoi Han.

Artikulli paraprakMenduh Thaçi uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit
Artikulli vijuesU realizua raundi i njëzet e një nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”