U realizua raundi i njëzet e një nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”

Dje u realizua raundi i njëzet e një nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”, projekt i iniciuar nga ana e pronarit të Market Keta, Bejtullah Jakupi, raporton zhurnal.mk

Ky projekt përmban produkte të ndryshme ushqimore dhe rroba e që dedikohen për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika që po kalojnë nëpër Maqedoni e për ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
Kësaj here u mbushën dy furgon me ndihma në produkte ushqimore dhe rroba e u dorëzuan për refugjatët në Tabanoc.
Projekti në fjalë përveç përkrahjes së pronarit të Market Keta, Bejtullah Jakupi, kësaj here gjeti përkrahje edhe nga Xhemmati i Xhamisë së fshatit Gradec si dhe nga Bashkësia Islame Shqiptare El Furkan në Mihnen të Gjermanisë
Artikulli paraprakHan: Maqedonia të ndihmohet nga Brukseli
Artikulli vijuesVIDEO – Një dit para Bajramit Inagurohet Xhamia e Madhe në Qendër të Moskës.