Me rastin e hapjes së urës dhe autostradës të cilat nga pikëpamja e shumë veçorive janë në cilësinë e një arritjeje të madhe në historinë e inxhinierisë së Turqisë dhe asaj botërore në rajonin Garipçe në Sarıyer po zhvillohet një ceremoni, ku kanë mbërritur me helikopter edhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Binali Yıldırım. Kjo urë do të lidhë Evropën dhe Azinë për herë të tretë.
Presidenti Erdoğan ka mbërritur në podium bashkë me bashkëshorten e tij, Emine Erdoğan ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët e pranishëm.
Në ceremoninë e hapjes krahas Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit Binali Yıldırım marrin pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Turqisë İsmail Kahraman, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Turke gjenerali Hulusi Akar, presidenti i 11-të i Turqisë Abdullah Gül, ish-kryeministri dhe deputeti i AK Partisë në qytetin Konya Ahmet Davutoğlu, Mbreti i Bahrejnit Hamed bin İsa Al Halife, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, Presidenti i Qipros Turke Mustafa Akıncı, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, Kryeministri i rajonit Penxhap të Pakistanit Shahbaz Sherif, zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajic, zëvendëskryeministri i parë i Gjerogjisë Dimitri Kumsisihvili.
Ceremonia pas intonimit të himnit ka vazhduar me këndimin e pjesëve nga Kur-ani. Gjithashtu në ceremoni janë të pranishëm në këtë moment historik me flamuj turk në duar edhe qytetarët.