Hapi dyert panairi i automjeteve të modifikuara në Los Angeles

Në Los Angeles të SHBA-së është hapur sot panairi i automjeteve të modifikuara ”DUB Show”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Rreth 700 automjete që iu janë nënshtuar ndryshimeve të shumta duke harxhuar dhjetëra mijëra dollarë u sollën në qendrën, Convention Center për tu ekspozuar në panairin ”DUB Show’.
 
Ndërkohë që pjesmarrja e të apasjonuarve ishte shumë e lartë, interesi më i madh ishte për makinat me rrota të mëdha dhe ndriçime të bukura. Në panairin ku ekspozoheshin shumë automjete klasike dhe moderne kishte edhe makina me të shtrentja si, Ferrari, Lamborgini dhe Ford Mustang.
 
Në panair kishte gjithashtu edhe motorçikleta. Ndërkohë që në ekranet e montuara në ambjentet e jashtme ekspozoheshin automjete të tipeve të vjetra, nuk mungoi edhe spektaklet e biçikletave. Të apasjonuarit nuk nguruan të bënin edhe foto në formë kujtimi gjatë vizitës së tyre në këtë panair.
Artikulli paraprakHarta botërore me vendlindjet e themeluesve të medh'hebeve dhe koleksionuesve të hadithit
Artikulli vijuesNë Barcelonë filloi Kongresi Botëror mobil, prezantohen risitë në botën e teknologjisë