Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke uruar festën e “28 Nëntorit” ka thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbjen e kombit tonë dhe se kjo është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tutje ka shtuar se kjo është një ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtarë, transmeton Indeksonline.
“Dita e Flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë. ‘28 Nëntori’ i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Kjo ditë na jep nder e na bën krenar! RH”, ka shkruari ai në Facebook./