Haradinaj: Mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha të mërkurën se njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka një rëndësi të veçantë.

Haradinaj tha se gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojnë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve si shtet.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore.

Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë.

Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”

Artikulli paraprakAeroplani amerikan hedh në erë tankun rus në Siri? (Foto)
Artikulli vijuesShpresa e vetme, ideja e Limajt