Haradinaj: Ndërkombëtarët e korruptuar po bëjnë eksperimente me neve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka drejtuar akuza të ashpra në drejtim të mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, duke thënë se po bëjnë eksperimente me Kosovën për shkak të zgjatjes së mandatit, pagave dhe korrupsionit të tyre.
 
Haradinaj në kuvendin e VII zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës, tha se sot ka një mosbesim si brenda, ashtu edhe jashtë është si rezultat i keqqeverisjes.
 
“Ne nuk jemi mërzit me Amerikën, Gjermaninë por të iu them të drejtën nuk i themi po disa mekanizmave që po bëhen bashkë disa shtet dhe po vinë këtu që çdo gjë sillet rreth fatit të atyre që janë të punësuar në ata mekanizma, pagave dhe korrupsionit të tyre. Ne jemi lodh prej korrupsionit tonë, prej problemeve në mekanizma tonë, imagjino kur të lëshohen edhe këta. Pra, është eksperiment, nuk ka më, u kry ajo kohë“, ka thënë ai.
 
Haradinaj tha se mund të ndodhin ndryshime të mëdha në etapat që po vijnë dhe unë jam i bindur se Aleanca do t’i merr përgjegjësit, së bashku me ju dhe besojë shumë se të gjithë ju dhe plot të tjerë do të jenë të angaz huar për ta ndryshuar vendin tonë.
 
“E dimë si duhet ta shërojmë shëndetësinë, si duhet me ndreq arsimin por fokusimi ynë na duhet të jemi në dy tema kyçe, si të bëhemi shtet ligjor . Kabineti qeveritarë do të duhej të mbledhje dhe të diskutojnë cilat janë veprimet që e përshpejtojnë rrugën e Kosovës në shtet ligjit, për sa kohë mund të kryhen këto veprime dhe të vjen dita që t’i themi Kosovës sot shtet ligjor dhe të na njihet nga partneret tonë”, ka thënë ai.
 
Haradinaj i tha të rinjëve se në të kaluarën kanë qenë shumë më ndërhyrës në punët e rinisë së AAK-së dhe ndonjëherë ia kanë qëlluar dhe ndonjëherë jo. Ndërsa, sot është vendimi i të rinjëve që do të vendosin për kryetarin e ri.
 
Kryesuesi Kushtrim Brahimaj tha se kaluan një mandat që po e përmbyllin me sfida por sot u shpreh i bindur në sukseset dhe rezultatet e tyre q ë të gjithë të jenë krah i fuqishëm i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe vizionit të ri për Kosovën.
 
Ndryshe, kandidatë për kryetar të ARK-së, ishin Alisa Morina, Djellza Hoti, Edolind Zariqi, për të cilët po vazhdon votimi nga të rinjët e AAK-së./zeri/.kohaislame
Artikulli paraprakPo nuk u miratua Gjykata Speciale do të ketë sanksione për Kosovën
Artikulli vijuesZonja Feride me dy jetima bëhet me shtëpi