Harrimi i Kuranit është prej fatkeqësive më të mëdha
Imam Ed-Dahhak (Allahu e mëshiroftë) thotë: “S’ka dikush që e mëson Kuranin, pastaj e harron atë, veçse për shkak të ndonjë mëkati që e ka bërë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Esh-Shura, 30)
Dhe harrimi i Kuranit është prej fatkeqësive më të mëdha.”
(Ez-Zuhd, i imam ibn Mubarekut, 1/28)