Një blog në internet që quhet “Target Map” ka realizuar një hartë në të cilën ilustrohet “shkalla e vështirësisë” për të çuar një femër në shtrat, në vende të ndryshme të botës.
Shqipëria është në ‘nivelin mesatar’, që do të thotë se në vend nuk është e lehtë që një femër të pranojë të kalojë natën me një mashkull, por as e pamundur, shkruan Gazeta Shqiptare.
Nëse shteti në hartë është i mbuluar nga ngjyra jeshile, do të thotë se vajzat që jetojnë në të nuk kanë asnjë lloj paragjykimi të pranojnë ta kalojnë natën me një njohje të re, pa shumë vështirësi.
Ndërsa nëse në hartë shteti mbulohet nga ngjyra e kuqe, është krejt e kundërta. Por ka edhe rezultate të ndërmjetme, ku siç e thamë edhe më lart, bën pjesë Shqipëria.
Duket se përfshirja e femrave në dhomën e gjumit, është thjesht çështje kombësie. Kështu meshkujve u duhet vetëm të dinë se nga cili vend është femra me të cilën synojnë të kalojnë natën, për të kuptuar nëse e arrijnë dot apo jo ‘qëllimin e tyre’.
Tashmë një udhëtari që ende nuk ka eksperiencën e duhur në këtë fushë, i vjen në ndihmë “Harta botërore e vajzave të lehta”. Kini parasysh se nëse shteti që po vizitoni, bën pjesë në vendet me ngjyrë të kuqe, atëherë aventura seksuale me një vajzë vendase është e absolutisht e pamundur.