Këngëtari Tahiri do të grumbullon 50 mijë euro për Tetovën

0
247

Shkup, 4 gusht- Këngëtari i estradës kosovare, Labinot Tahiri edhe një herë ka shprehur humanizmin e tij të madh për shqiptarët e Maqedonisë.

Ai nesër hap një xhirro-llogari bankare ku synon që të mbledh së paku 50 mijë euro për banorët e Tetovës që humbën më të dashurit e tyre nga vërshimet e djeshme.

Tahiri parat do t’i grumbullon në xhirro-llogarin e vëllaut të vet me të vetmin qëllim që mos të keqpërdoren. Këngëtari Tahiri shprehet se sa t’i mbledh parat do t’i dorëzon personalisht tek familjet e rrezikuara në Tetovë dhe rrethinë.
 

Më posht mund të lexoni lajmërimin origjinal të këngëtarit Labinot Tahiri

LAJMERIM!!

Vllezer neser e postoj konto nr me emrin e vellaut tim! Deri sa te behen: Tridhjet, ose Pesdhjet Mijē Euro unë nuk do i bej publike emrat e atyre qe i kan dhene parat dhe ata te cilet kanë ndihmuar! Parat do i marr me doren time dhe do i dergoj ne Tetoven E dashur! Ju lus nga shpirti te jeni shumē te shpejt ne grumbullimin e tyre, me qellim, që me mirë të ndihmojmë ne se sa tua shtrijmë doren dikujt tjeter! Zoti u dhasht gajretin familjeve!! Zoti ju bekoftë! Neser ora 10:00 parat fillojn te mblidhen, ju lutem ta tregojm gadishmerin tonë ti bejm per 3 apo 7 dit ato para! Do jene edhe mediumet transparente me qellim qe mos te ju qajë Zemra te gjitheve, sepse ju kuptojë se sa herë jane keqperdorur parat! Punen time e bej vullnetare sepse ate e shperblen KRIJUESI YNË! Publike me centa do jenē! Në RAIFFASEN BANK!! Urojē që të ketē shqiptarë që dhurojnë Miliona, por ne kemi kaq mundesi nuk dua te marr pergjegjesi me shumë. Motoja: ”Ne Ndihmojmë Tetoven, Ndihmo dhe ti” Labinot Tahiri dhe te gjithë Shqiptarët! Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë!
 

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/videos/881475395261179/

© ZHURNAL.mk