Tri partitë opozitare ka javë që janë të heshtura për zhvillimet e fundit në Kosovë,të cilat nuk po arrijnë që të gjejnë kompromisin për të vazhduar të bashkuar kauzën e nisur.
Partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma, përkundër faktit se kishin dallime të mëdha programore, për muaj të tërë kishin arritur të bëheshin ‘një’, në qëllimin e tyre të përbashkët, rrëzimin e qeverisë PDK-LDK.
Ndërkaq, se përçarja e Opozitës mundëson Qeverisjen Mustafa të çojë mandatin deri në fund, analisti politik Halil Matoshi mendon se vendi do të shkon në zgjedhje të parakohshme këtë vit.
Matoshi ka thënë për “Zëri” , se jo pse opozita është aq unike dhe e fortë, por pse PDK-ja përkatësisht Hashim Thaçi do ta çojë vendin në zgjedhje, përcjell “zeri.info”.
“ Arsyet janë të shumta. E para PDK-ja synon të dalë partia e parë dhe Kadri Veseli të marrë postin e Kryeministrit, e dyta Thaçi synon të luajë lojën e unifikuesit duke hyrë në bisedime me opozitën dhe së treti, PDK-ja duket se do t’i bëjë ofertë AAK-së dhe Nismës që të shkojnë sëbashku (si koalicion parazgjedhor) në zgjedhje. Pra duket e vetëm LDK-ja nuk është e interesuar për zgjedhje! Prandaj mendoj se kjo Qeveria nuk do të mund ta sosë mandatin e saj”, ka thënë Matoshi.