Hashim Thaçi: Kosova e rezikuar nga Islami Radikal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse vonohet anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, atëherë këtë situatë do të mundohen ta shfrytëzojnë ata që më së paku i duan këto procese.

Thaçi, ka thënë se vonesa në këtë drejtim nxjerr rrezikun dhe kërcënimin e Kosovës dhe të Ballkanit nga ekstremizmi islamik, por edhe nga ndikimi i madh i Rusisë.

“Anëtarësimi në NATO është e mirë për të gjithë rajonin”, ka thënë ai gjatë Seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po vazhdon edhe sot në Prishtinë.

Sa i përket raportit me Serbinë, ai ka thënë se nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera, por janë raporte konstruktive.

“Kemi arritur marrëveshje, ka vështirësi më shumë nga Serbia se nga ne. Në kufi kemi njerëz të cilët e respektojnë kushtetutën dhe ligjin e Kosovës. Edhe në veri kemi një normalizim, pra kemi një integrim të asaj pjese, aty duhet zhvillim ekonomik”, ka shtuar ai./Insajderi.com

Artikulli paraprakE konfirmon Majlinda Kelmendi: Jam besimtare e devotshme e këtij besimi fetar
Artikulli vijuesAnëtari i akademisë së Nobelit për Bob Dylan-in: i pasjellshëm dhe arrogant