Thatësira gjunjëzon Kaliforninë

Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të thatësirës, duke iu bërë thirrje banorëve që të ruajnë ujin pasi duket se ky dotë jetë viti më i thatë i regjistruar ndonjëherë.

Deklarata e guvernatorit Jerry Brown do të thotë gjithashtu se fermerët do të marrin ndihmë dhe se më shumë zjarrfikës do të aktivizohen për të ndërhyrë në çdo situatë.

Zoti Brown është përballur me presione për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi rezervat më të mëdha me ujë janë në nivelet më të ulëta historike.

Thatësira është vlerësuar si shkaku kryesor për një zjarr masiv që shkatërroi pesë shtëpi në veri-lindje të Los Anxhelesit ditën e enjte.

Në një konferencë për shtyp ditën e premte, zoti Brown u bëri thirrje banorëve që të shkurtojnë me 20 për qind përdorimin e ujit, edhe pse jo me detyrim.

“Ne nuk mund ta sjellim shiun, por mund të përgatitemi për pasojat e tmerrshme që kërcënon thatësira e Kalifornisë”, deklaroi guvernatori në një konferencë shtypi.

“Jemi në një situatë të papreçedentë, ku njerëzit duhet të mendohen dhe të reflektojnë se sa të varur jemi nga shiu, natyra dhe njëri-tjetri”, vijoi guvernatori, sipas CNN.

Ai shtoi se deklarata e tij është një mënyrë për t’u bërë të qartë kalifornianëve se sa serioze është situata. Vite të tjera të vështira për Kaliforninë kanë qenë 2003-shi dhe 2007-a, ku thatësira çoi në zjarre katastrofike. / Tch/kohaislame

Artikulli paraprakBenedikti XVI “zhveshi” 400 priftërinj në 2 vjet
Artikulli vijuesMURXHIAT