VETËDEMASKOHEN APOLOGJETËT E VËRTETË TË TERRORIZMIT

Salih Kabashi

VETËDEMASKOHEN APOLOGJETËT E VËRTETË TË TERRORIZMIT

Përpjekja për grushtshtet në Turqi ka nxjerrë në kokërr ledine, duke i demaskuar përfundimisht, apologjetët e vërtetë të terrorizmit të instaluar në një shumicë brengosëse të medias e të politikës shqiptare.

Drejtues gazetash, radiosh, televizionesh, portalesh…, bashkë me llaçuminë shurdhuese të budallenjve të të gjitha horizonteve, tash u demaskuan me ka krejt.

Orhan Pamuk, nobelist, ndër shkrimtarët më të mëdhenj në botë, lidhur me puçin e dështuar tha:

“Gjatë jetës sime kam parë tre grushte shteti ushtarakësh “të suksesshëm”, dhe katër “të dështuar”…

Të gjithë ata i kanë bërë problemet e Turqisë edhe më të mëdhenj, dhe njerëzit edhe më të pakënaqur.

Kështu që, ndihem i lehtësuar që, partitë e opozitës shprehën qysh në fillim kundërshtimin e tyre ndaj grushtit të shtetit. Sepse e ardhmja e Turqisë është tek demokracia e plotë.”

Ne shqiptarët pamë e po shohim ende një defile tmerrësisht neveritës, racist, antidemokratik, antinjerëzor, fashist, antimusliman, antiortodoks e antikatolik, përgjithësisht dhe në esencë më shumë antishqiptar se sa antiturk, në marshin e tyre qesharak kundër Zotit e Historisë.

Artikulli paraprakTabanoc: Jeta prej muajsh në kampin e refugjatëve…
Artikulli vijuesArrestohet këshilltari i lartë ushtarak i Presidencës së Turqisë, Ali Yazıcı