Haxhinjtë kanë në dispozicion 26.000 punonjës të shëndetësisë dhe 26 spitale

Hanxhinjve të ardhshëm, rreth dy milionë, aq sa kanë mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer pelegrinazhin më të madh vjetor të muslimanëve, do t’u vihen në dispozicion 26.000 punonjës shëndetësorë, 26 spitale dhe 158 qendra shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA)

Shefi i Departamentit Shëndetësor në Mekë, njëherësh kryetar i delegacionit për organizimin e Haxhit 2016, Mustafa Belcun, tha se shifrat e lartpërmendura mbulojnë të gjitha lokacionet fetare dhe aeroportet në Mekë dhe Medinë, duke ofruar shërbime falas.

Dr. Belcun deklaroi për AA se gjatë viteve të kaluara kishin pranuar ankesa në bazë të të cilave janë bërë përmirësimet në drejtim të ofrimit të shërbimeve.

“Në kuadër të kësaj organizate janë 26.000 punonjës shëndetësorë, 26 spitale dhe 158 qendra shëndetësore të cilat qëndrojnë në dispozicion të hanxhinjve. Në këto spitale kemi 6000 shtretër dhe 871 automjete që janë të gatshëm të bartin haxhinjtë në spitale”, sqaroi Belcun. Ai ka shtuar se të gjitha punët kryhen në koordinim me shtetet partnere, shtetasit e të cilëve kanë ardhur në Haxh.

Artikulli paraprakMediat ruse: Kosova u mundua ta korruptojë Papën me 10 milionë euro
Artikulli vijuesQytetarët në Maqedoni përgatitje për pritjen e Kurban Bajramit