Hebrenjtë Hasidi protestojnë në New York ndaj fjalimit të Netanyahut në Kongresin e SHBA

Hebrenjtë Hasidi në New York kanë protestuar kundra Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu i cili mbajti një fjalim në kongresin e SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Pas protestës së një grupi i cili u mblodh para ndërtesës ku gjenden Misioni i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara dhe Konsullata e Përgjithshme në York, gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit Netanyahu në Kongresin e SHBA-së po në të njëjtin vend u mbajt një protestë tjetër akoma dhe më e madhe.
 
Protestuesit e mbledhur në bulevardin 2 mes rrugës 42 dhe 43 duke filluar para Misionit të Izraelit afërsisht një mijë hebrenj Hasidi duke tejmbushur dhe rrugët e tjera mbajtën një protestë ku ata kanë reaguar ndaj fjalimit të Netanyahut në Kongresin amerikan. Protestuesit  kanë pretenduar se ai nuk i përfaqëson ata dhe se nuk mund të flasë në emër të tyre.
 
Zëdhënës i kongresit të Qendrës së Rabinëve, Aron Jacobowitz i cili ishte një nga pjesëmarrësit në këtë protestë në një deklaratë për gazetarin e AA tha se: “Jemi mbledhur këtu sot për të mbajtur qëndrimin tonë se shteti i Izraelit nuk mund të flasë në emër të të gjithë hebrenjve”.
 
Jacobowitz ka theksuar se fjalimi i Netanyahut ishte një paralajmërim ndaj anëtarëve të Kongresit kundër marrëveshjes për çështjen nukleare me Iranin. Ai shprehet më tej se fjalimi ka qëllimin “nxitjen dhe ushqyerjen e luftës” dhe sipas tij këto lloj politikash janë shkatërruese për popullin hebre dhe për tërë botën.
 
Një tjetër Rabin pjesëmarrës në protestë Jacob Kellme duke shpjeguar se Netanyahu duke mos dëgjuar fjalën e Obamës dhe duke marrë pjesë në Kongres ka sjellë zemërimin e miliona hebrenjve. “Ne dhe miliona hebrenj jemi të lënduar nga fjalimet në Kongres. Jemi mbledhur këtu për të përsëritur se ai nuk mund të flasë në emër të të gjithë hebrenjve”.
 
Ndërsa një grup tjetër në New York i përbërë nga amerikanë, arabë dhe hebrenj pasi u mblodhën në sheshin “Times” kanë mbajtur në duar pankarta me shkrimet si “Paqe me Iranin”, Netanyahu mos u bej kokëfortë me SHBA-në”, “do të bëjmë që të dëgjohet zëri ynë”, “Nuk do të heshtim”.
 
Hebrenjtë Hasidi edhe më parë kanë protestuar kundra policisë së Izraelit e cila në Jerusalem ndërmori gërmime me qëllime ndërtimi ose arkeologjike ndaj varreve të vjetra herreje. Protesta e fundit e tyre ka qenë ajo e cila u mbajt në New York kundër ligjit ushtarak në Izrael.
 
Hebrenjtë Hasidi të cilët zbatojnë me përpikëri urdhrat dhe ndalesat që janë në librin e Teuratit, theksojnë se Izraeli nuk i përfaqëson ato dhe se për shkak se arsimohen në medresenë e quajtur “Jeshiva” ata nuk pranojnë që të përdorin armët.
Artikulli paraprakAutoritetet egjiptiane njoftojnë se do të konfiskohen pasuritë e lëvizjes Hamas
Artikulli vijuesEksluzive, selefitë në Gornja Maoça të BeH flasin hapur kundër ideologjisë së "Shtetit Islamik"