Hekuri; Roli, Mungesa, Burimet, Doza ditore
Hekuri është element kimik me simbolin Fe, dhe numër atomik 26. Hekuri gjendet kryesisht në gjakun e njeriut (Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë). Kur gjaku lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe. Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Në furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme.
Përfitimi dhe përpunimi i xeherorit të hekurit është bërë që në vitin 3000 p.e. s, në Egjipt. Hekuri është thelbësor për jetën e njerëzëve dhe kafshëve dhe hyn në përbërjen e hemoglobinës, si dhe për jetën e bimëve, sepse është një prej elemenëtve të nevojshëm për formimin e klorofilit.
Për rëndësinë e madhe që ka hekuri, Allahu i Madhëruar e ka përmëndur atë në Kuranin e Shenjtë, ku thotë: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka forcë dhe dobi të tjera për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e besojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” [Surja el Hadid – Hekuri, Ajeti 25].
Roli i hekurit në trupin e njeriut
Pa dyshim, problemet shëndetësore të njeriut në mbarë botën janë shkaktuar më shumë nga mungesa e hekurit se sa nga mungesa e çdo lënde tjetër ushqyese. Si i tillë, hekuri është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për t’u kuptuar jo vetëm për studiuesit dhe specialistët dietist, por për të gjithë, pasi ne duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjetur ekuilibrin e duhur të hekurit nga ushqimet tona.
– Hekuri transporton energji në inde.
– Mbështet metabolizmin e duhur për muskujt dhe organet e tjera të trupit.
– Ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
– Forcon sistemin imun dhe ndihmon në funksioniet e mëlçisë.
– Parandalon sëmundjet autoimune.
– Lufton alergjitë dhe infeksionet.
– Ruan shëndetin e sistemit tretës.
– Parandalon defektet e lindjes tek fëmijët.
– Parandalon shenjat e plakjes.
– Parandalon humbjen e kujtesës dhe sëmundjen alzheimer.
– Forcon zemrën, normalizon rrahjet e zemrës.
– Ruan shëndetin e rruzave të kuqe të gjakut.
– Ruan trurin dhe zemrën nga goditjet.
– Parandalon ngrirjet dhe ngërcet.
– Forcon kockat, dhëmbët, lëkurën, flokët dhe thonjtë.
– Largon lodhjen dhe plogështinë.
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë
– Anemi
– Rrjedhje të tepërt menstruale.
– Dështim të fëmijës.
– Dobësi, dhimbje dhe mosfunksionim të muskujve.
– Lodhje të vazhdueshme, vështirësi në përqëndrim dhe funksionim të dobët të trurit.
– Vështirësi në frymëmarrje.
– Ngjyra e zbehtë e pazakontë e lëkurës.
– Thonj dhe flokë të brishtë.
– Infeksione të ndryshme dhe të shpeshta në trup.
– Ngjyrë të kuqe ose rozë e urinës.
– Rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës.
– Dhimbje koke, ankth dhe nervozisëm.
– Gjëndrat tiroinde nuk funksionojë në mënyrën e duhur.
– Sëmundje inflamatore të zorrëve.
Burimet më të pasura me hekur përfshijnë
– Perimet jeshile si spianqi dhe brokoli, janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu:
– Fasulet jeshile
– Rrënjë rrepash e panxhari
– Bizelet
– Patatja
– Majdanozi
– Asparagu
– Lakërishtet
– Shalqini
– Luleshtrydhja.
– Misri
– Lakra e kuqe
Bishtajoret e pasura me Hekur
– Të gjitha llojet e fasuleve
– Barbunjat / bishtajat
– Farat e Sojës
Farërat
– Fara Luledielli
– Fara Kungulli
Drithërat
– Orizi kaf
– Gruri
– Çereali
Produktet shtazore
– Mishi i pulës dhe gjeli i detit
– Mëlçitë
– Peshku salmon
– Kosi natyral
– Vezët.
Frutat e thata
– Bajamet
– Arrat.
– Kumbullat dhe kajsitë e thata.
– Hurmat arabe.
– Hurmat indiane.
Doza ditore e Hekurit
0-6 muaj: 0.27 mg
7-12 muaj: 11 mg
1-3 vjet: 7 mg
4-8 vjet: 10 mg
9-13 vjeç, meshkuj: 8 mg
14-18 vjeç, femra: 15 mg
14-18 vjeç, meshkuj: 11 mg
19-30 vjeç, meshkuj: 8 mg
31-50 vjeç, meshkuj: 8 mg
51-70 vjeç, meshkuj: 8 mg
70+ vjeç, meshkuj: 8 mg
19-30 vjeç, femra: 18 mg
31-50 vjeç, femra: 18 mg
51-70 vjeç, femra: 8 mg
Gratë shtatzëna, 14-50 vjet: 27 mg
gratë gjidhënëse: 27 mg