Në Paradën e cila u ndoq nga mijëra hebrenj, një grup i hebrenjve Hasidic kanë hedhur parulla kundër qeverisë izraelite dhe mbanin flamuj palestinezë në duar
Hebrenjtë Hasidic në New York protestuan kundër qeverisë izraelite në marshimin tradicional “Parada e Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Paradën e cila u ndoq nga mijëra hebrenj, një grup i hebrenjve Hasidic kanë hedhur parulla kundër qeverisë izraelite dhe mbanin flamuj palestinezë në duar.
Haham David Feldman, tha se shteti i Izraelit është një turp për Hebrenjtë dhe se ai nuk përfaqëson popullin hebre.
“Ekzistenca e Izraelit është një turp për ne. Ai shtet është formuar nga ata që urrejnë Zotin dhe fenë e tyre. Ky vend që ka ekzistuar për 67 vjet është larg fesë dhe Zotit. Ai është një vend i krijuar për interesat kombëtare dhe materiale. Pas të gjithë atyre që kanë bërë për Palestinën ata nuk mund të flasin në emrin tonë”, tha Feldman.
Gjatë protestës, ka pasur një konflikt verbal midis pjesëmarrësve të paradës dhe hebrenjtë Hasidic, ndërkohë policia e New York-ut mori masa të larta sigurie në mënyrë që parada dhe protesta përfundonin pa incidente.
Ky marshim përkon me 64 vjetorin e vizitës së parë historike të ministrit të Jashtëm të atëhershëm të Izraelit David Ben-Gurion, kur ai arriti në rrugën numër 5 në New York City u mirëprit nga afro një milion qytetar të këtij vendi. Ben-Gurion ishte për vizitë me qellimin për të kërkuar të vërë në dukje marrëdhënien që ekziston ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.kohaislame