Heroi nga Hasanbegu që gjeti nënë e bijë të gjallē në mbeturina (VIDEO)

Një grua dhe vajza e saj e mitur janë gjetur mbrëmjen e kaluar në një fushë të përmbytur në afërsi të qarkores së Shkupit. Atyre në ndihmë i’u ka dal Besim Veseli, një banor i fshatit Hasanbeg.

Ai rrëfen për Alsat se kishte ndaluar në autostradë për të parë dëmet nga vërshimet, kur vërejti në baltë një dorë duke kërkuar ndihmë. Ai sqaron pasi është afruar ka parë një grua rreth të dyzetave me vajzën e saj të mitur të zhytura në baltë. Pasi i ka nxjerr nga balta, ai i ka futur në makinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar një autoambulance të cilën e ka takuar në lagjen Maxhari. Nuk i ka pyetur për emrin pasi thotë se kanë qenë tepër të lodhura. Në vijim të ndjekim rrëfimin e Besim Veselit, njofton Alsat-m.

 

Artikulli paraprakMuftiu i Zagrebit u zgjodh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve
Artikulli vijuesErdogan ultimatum Amerikës