Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, shpreson se Gjykata Speciale do të ketë sukses dhe siç thotë ajo do ta përvetësojë publikun në Kosovë se heronjtë e popullit shqiptar nuk janë ata që janë përfshirë në krime kundër pjesëtarëve të minoriteteve dhe bashkëpunëtorëve të pretenduar të regjimit.
Këto komente Kandiq i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ku ka kërkuar që puna e Speciales të shoqërohet me intensifikimin e gjykimeve në Serbi për krimet në Kosovë.
“Përndryshe, shumë njerëz në Kosovë dhe jashtë vendit, do të pyesin, ku është drejtësia për më shumë se 8,000 viktimat civile shqiptare. Gjeneralët serbë janë dënuar për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, por në Serbi nuk ka gjykime konkrete ndaj oficerëve të policisë/ushtrisë në Mejë, Gjakovë, Korenicë, Bellacërkë, Krushë, Poklek dhe një numër të vendeve të tjera ku kanë kryer krime masive”, shprehet Kandiq. /Zëri/