Prokuroria në Stamboll, në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, ka sjellur vendim për arrestimin e të paktën 75 punonjës të burgjeve në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurori i departametit të terrorizmit dhe krimit të organizuar në Stamboll Gokalp Kokce lëshoi urdhër për arrestimin e 75 të punësuarve në burgjet në Silivri, Metris dhe Bakirköy, ndërsa ka të bëjë me zyrtarët e burgjeve, sociologë dhe edukatorët.
Ekipet e policisë së Stambollit tani më kanë kryer bastisje në disa adresa dhe kanë ndaluar disa persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO. Ata do të merren në stacionin e policisë për hetime të mëtejshme penale.
Hetimet kundër anëtarëve të organizatave terroriste FETO brenda burgjeve është nisur më herët dhe ka rezultuar me arrestimin e disa personave. Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e grusht shtetit të përgjakshëm në Turqi më 15 korrik të këtij viti.