Hetohet komandanti amerikan në Afganistan

Komandanti kryesor amerikan në Afganistan, gjenerali John Allen, raportohet se është duke u hetuar për siç thuhet ”komunikim të papërshtatshëm” me një grua, e cila gjendet në qendër të skandalit ku përfshihet ish drejtori i CIA-s, David Petraeus.

Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thanë se hetuesit kanë zbuluar mijëra faqe komunikimi në mes të Allen-it dhe Jill Kelley-t në mes të viteve 2010 dhe 2012.

Kelley thuhet se ka marrë e-maile kërcënuese nga Paula Broadwell, gruaja me të cilën Petraeus kishte aferë jashtëmartesore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta tha në një deklaratë se nominimi i Allen-it për të udhëhequr komandën qendrore dhe të bëhet komandant suprem i forcave aleate në Evropë “është ngrirë”, derisa të përcaktohen faktet relevante.

Allen ka trashëguar Petraeus-in si komandant kryesor amerikan në Afganistan, në korrikun e vitit 2011./BS/kohaislame

Artikulli paraprak"Mos bëni pazar të dielave" thotë kisha
Artikulli vijuesHurma ka më shumë kalium se banania