Hurma ka më shumë kalium se banania

Përveç që janë të ëmbla dhe të shijshme, hurmat e qetësojnë kollitjen, i pengojnë ngërçet, ndihmojnë zorrët dembele dhe i zbusin flokët.

Kundër zorrëve dembele
Falë sasisë së madhe të fijezave, hurmat kanë ndikim pozitiv në muret e zorrëve dhe e nxisin zbrazjen e tyre. Personat që vuajnë nga kapsllëku, së pari ato duhet t’i ulin në pak ujë të nxehtë (5-6 copë), të lihen të ftohen dhe pastaj të përtypen mirë. Në fund duhet pirë një gotë ujë. Kjo duhet të bëhet në mëngjes (në të esëll) dhe në mbrëmje. Hurmat konsiderohen si pemë e cila e nxit qitjen e sekretit dhe me këtë zbusin pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. Për këtë qëllim duhet përdorur hurma të thata, e edhe më mirë është nëse bëhen shurup: dhjetëra hurma qiten në gjysmë litri ujë, ziejnë dhjetë minuta. Nga kjo sasi pihen nga dy lugë, disa herë në ditë.

Hurma i forcon aftësitë mentale
Hurmat janë të pasura me kalori, prandaj duhet përdorur në sasi të kufizuara dhe të keni aktivitete të mjaftueshme trupore, në mënyrë që të harxhohet teprica e energjisë. Në sasi të vogla ndërmjet dy shujtave, hurmat janë ideale për “punëtorë shkencorë”, për studentë dhe për nxënës./IKB/kohaislame

Artikulli paraprakHetohet komandanti amerikan në Afganistan
Artikulli vijuesPolitikanët nuk i dhan rrogat për xhami siç premtuan