"Mos bëni pazar të dielave" thotë kisha

“Mos bëni pazar të dielave”, Ky është apeli i Kishës katolike të Padovës, në Itali, e cila në fakt, ka nisur një fushatë dënimi ndaj blerjeve nëpër qendrat tregtare gjatë ditës që sipas saj, konsiderohet e shenjtë.

Me arsyetimin e mangët dhe të devijuar “Edhe Zoti, pushoi të dielën”, kujtojnë priftërinjtë e kësaj kishe, duke sjellë kështu ndërmend, shenjtërinë e ditës së fundit të javës.
Duke dënuar në fakt, komercializimin që po merr kjo ditë, prifti i kishës së Padovës, ka komentuar se të gjitha qendrat tregtare duhen mbyllur të dielave.
“Unë pajtohem me nismën, – tha Fr. Giuiano, – dhe mendoj se është e drejtë që njerëzit ta kalojnë të dielën me familjen, siç ka thënë edhe Zoti. E diela duhet të shërbejë për të reflektuar dhe jo të mendojmë për pasurinë, por të duam njëri-tjetrin”./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakFamilja milionere rrezikon të mbetet pa kulm mbi kokë
Artikulli vijuesHetohet komandanti amerikan në Afganistan