Historia e Domain-it dhe disa fakte interesante

Domain është një adresë unike që përdoret vetëm në Internet. Kjo është ajo që ju shihni në shiritin e adresave pas www., në shfletuesin(browser) tuaj web dhe kjo është ajo që vjen pas shenjës @ pas një e-mail adrese.

A e keni ditur se symbolics.com është domain-i i parë i regjistruar në vitin 1985 nga Symbolics Computer Corporation? Që atëherë regjistrimi i domain-ve ka shpërthyer dhe nuk ka shenja të ngadalësimit, çdo vit rritet me shumë. Në këtë vit, një faqe interneti është një nga çelësat kryesor për suksesin dhe ndërtimin e një kompanie.

Symbolics.com është domain-i i pare i regjistruar me 15 Mars 1985 nga Symbolics Computer Corporation ne Massachusetts, me pastaj kjo u është shitur XF.com për investime me një shumë te pa zbuluar ndonjëherë.

Ketë vit(2012), ne shënojmë 27 vjetorin e Domain-it. Interneti tani është industri qe vlen 1.5 trilion dollar, dhe deri ne vitin 2020 kjo do të rritet deri ne 4 trilion.

5 uebfaqet e para të hapura janë: Symbolics.com, mcc.com, think.com, bbn.comdec.com kurse sot 5 faqet me te popullarizuara janë: google.comyoutube.comfacebook.comyahoo.comlive.com.

Në vitin 1995 kanë qenë 120.000 domain-a .com(pikë kom) te regjistruar, kurse ne fund te vitit 2011 janë regjistruar këto shifra, .com – 95.5 milion, .net 13.8 milion, .org – 9.3 milion, .info – 7.6 milion, .biz – 2.1milion domain-a.

Domain name me i gjatë është www.thelongestdomainnameintheworldandthensomeandthensomemoreandmore.com

Kurse domain-i i parë me 2 shkronja ka qenë HP.com qe është krijuar ne vitin 1986, dhe ato që janë shitur me se shtrenjti janë fb.com për 8.5 milion, yp.com për 3.5 milion.

Shikoni më poshtë disa fakte shumë interesante qe janë përmbledhur ne një foto grafikë nga visual.ly |ameble|

 

Artikulli paraprakSHBA: 15 vjeçari vret 3 fëmijë dhe dy të rritur
Artikulli vijuesSi bëhet lidhja prej një reciever-i ne dy televizione