Si bëhet lidhja prej një reciever-i ne dy televizione

Nëse keni një receiver kabllovik/satelit ose DVD player të lidhur me televizionin ekzistues dhe dëshironi të shiqoni programet/filmat në televizionin e dytë, në dhoma tjera të ndryshme ne banesë, lokal apo shtëpi, atëherë produkti më poshtë është adekuat që ju ofron këtë mundësi:

Konvertori i sinjalit, prej Skart ne kabëll Coaxial:

Përshkrimi i produktit:

Mundëson hyrjen me skart kabull ose me qingj (RCA) dhe e shndërron sinjalin në kabull te antenës (Coaxial RF). Ky sinjal mund të përcjellët përmes kabllove ekzistuese në objekt (banesë, shtëpi, zyre, lokal, etj) nëpër televizora tjerë. Kjo pajisje është ideale në ato vende ku dëshironi që sinjali prej një Receiveri, DVD, etj. të përcjellët në dhoma tjera me mundësi që edhe komandimi me teledirigjus të realizohet po ashtu me këtë pajisje.

Informatë më rëndësi:

Duhet të cekim se me këtë lloj instalimi nuk mund të shikoni njëkohësisht 2 kanale të ndryshme.

Për më shumë ndihmë mund të na shkruani përmes kontaktit tonë. Këtë produkt mund t’a gjeni në: ASSWO Electronics(Bregun e Diellit) ose të porositet direkt nga uebi blej24.com |ameble|

Artikulli paraprakHistoria e Domain-it dhe disa fakte interesante
Artikulli vijuesHistoria e Domain-it dhe disa fakte interesante