Historiania gjermane: Ushtarët amerikanë dhunuan 190 mijë gra gjermane

Në imagjinatën popullore, ushtarët amerikan në Gjermaninë e pasluftës së Dytë Botërore ishin të mirë dhe të sjellshëm. Por një libër i ri pohon se ushtarët amerikan kanë përdhunuar mbi 190 mijë gra gjermane.

Qindra mijëra gra gjermane që i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore në Gjermani nuk kanë arritur t’i shpëtojnë dhunimit nga ushtarët amerikan.
Kjo pretendohet në librin e historianes gjermane Miriam Gebhardt e cila në Gjermani njihet për librin e saj feminist Alice Schwarzer dhe lëvizjen e saj feministe. Në librin e saj të ri që sipas “Spiegel” pritet të publikohet më vonë gjatë këtij viti do të hedh në dritë dhunimet e qindra mijëra grave gjermane në mars të vitit 1945.

Libri bazohet në raportet e Arkivit të Kishës Katolike në atë, që tregojnë sesi 190 mijë gratë gjermanë janë përdhunuar nga fuqitë fituese në Luftën e Dytë Botërore.
“Libri ka shumë fakte. Bazohet në të dhënat që kanë mbledhur klerikët e asaj kohe, në të dhënat që kanë spitalet e asaj kohe të vendosura në shumë kisha dhe të tjera vende, plus në disa dokumente dhe shënime të ushtarëve amerikan në atë kohë”, ka thënë historiania gjermane.

Libri pritet të ngjallë debat të madh dhe të ashpër në Gjermani dhe Amerikë, dhe sipas mediave gjermane nëse gjenden fakte të mjaftueshme kjo pritet të tensionoj edhe marrëdhëniet mes dy shteteve.
Autorja pretendon se ushtarët amerikan, kanë kryer përdhunimet gjatë kohës derisa Gjermania Perëndimore rifitoi sovranitetin në vitin 1955. kohaislame
Artikulli paraprakSejdiu- Beqirit: Sa herë flet ti më kujtohet banesa e privatizuar
Artikulli vijuesS'ka transparencë, s'ka llogaridhënie, ka korrupsion