Siri, rrezikohet jeta e 200 mijë fëmijëve

Organizata ndërkombëtare humanitare “Save the Children” paralajmëroi se deri në 200 mijë fëmijë sirianë janë në rrezik serioz për shkak të temperaturave të ulëta që po godasin vendin, me afrimin e dimrit.
Rreth 500 mijë sirianë janë zhvendosur në qendra të refugjatëve në Turqi, Jordani dhe Liban.

Megjithatë, më shumë se dy milionë të tjerë mbeten të zhvendosur brenda Sirisë, shpesh në kushte të mjerueshme dhe pa akses ndaj nevojave bazë, ndërsa luftimet midis forcave qeveritare dhe kryengritësve po intensifikohen, transmeton TCH.

”Save the Children” thotë se shumë prej fëmijëve tashmë nuk kanë një strehë mbi kokë dhe pa veshje të përshtatshme, shumë prej tyre mund të mos t’i mbijetojnë dimrit.

Si rrjedhojë, në një apel gjatë së hënës, organizata bëri një thirrje urgjente për sigurimin e fondeve, për t’i ardhur në ndihmë më të prekurve.

Artikulli paraprakGaza: Alarm për mungesën e pajisjeve mjekësore
Artikulli vijuesNënë Tereza, kulti i paqëndrueshëm për kombin shqiptar, misionare e shenjtë për botën katolike