Hixhabi, pjesë e uniformës policore në Skoci

Skocia synon lejimin e hixhabit si pjesë të uniformës policore, me qëllim të nxitjes së muslimaneve t’u bashkohen forcave të sigurisë.

Autoritetet policore skoceze (SPA) në kuadër të strategjisë së shumëllojshmërisë, me lejen e hixhabit synon të dëshmoj shumëllojshmërinë e shoqërisë skoceze, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën e tyre theksohet se me lejimin e përdorimit të hixhabit pjesëtareve të forcave të sigurisë, kanë për qëllim nxitjen e grupeve jo mjaftueshëm të përfaqësuara të zhvillojnë karrierë në polici.

Largimi i pengesave

Veç tjerash kanë për qëllim zvogëlimin, përkitazi largimin e pengesave gjatë punësimit të kuadrit të ri.

Në Skoci jetojnë rreth 77.000 muslimanë, që paraqet 1,4 % të numrit të përgjithshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë afërsisht tre milionë muslimanë.

Shqipëroi: L.M.

(Islampress)

Artikulli paraprak“Sofra e Iftarit” në Shkup, impuls për Çarshinë përmes humanizmit
Artikulli vijuesZnj.Cinzia (Fatime) Cuti- Pranoi Islamin në Myftininë e Tetovës