"Hjekma këtë birrë"- thotë Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi, futbollisti me prejardhje nga Gostrivari që luan tek skuadra spanjolle e Valencias, është bërë kryelajm në shtypin spanjoll. Futbollisti nuk ka pranuar të flasë në konferencën për media pa e larguar birrën nga tryeza, sigurisht prej përmbajtjes së alkolit.

“Nuk dëshiroj të kem këtu shishe këtu”, i ka thënë Mustafi organizatorit të konferencës. Ndërkohë, kanë ndërhyrë gazetarët në sallë duke e cilësuar Mustafin si një besimtar mjaft të devotshëm . Por, pas insistimit nga ana e klubit, Mustafi vazhdoi konferencën megjithëse me çehre të ngrysur dhe mjaft nervoz.

Mediat spanjolle e kanë cilësuar si skandal këtë sjellje të Mustafit, por duke kanë shkruar se ai është krenarë që është musliman. Kjo ka shkaktuar një bujë të madhe mediatike anë e kënd globit.

Artikulli paraprakIsh gjyqtari turk: Vëllezërit shqiptarë meritojnë duartrokitje (Video)
Artikulli vijuesHTC pritet ta lansojë One A9