HTC pritet ta lansojë One A9

HTC pritet të zbulojë linjën e re telefonave të saj mesatar, HTC One A9, në një ngjarje online që do të mbahet në Nju Jork, Londër dhe Nju Delhi më 21 tetor.
HTC A9 do të vijë me ekranin 5” në AMOLED, procesorin Qualcomm 8- core Snapdragon 617 CPU dhe kamerën e pasme me 13MP, si dhe teknologjinë mbështetëse të identifikimit të gjurmëve për gishta.

Shitjet HTC dhe sidomos linjës HTC One kanë qenë më të ngadalshme se sa pritej në tre tremujorët e parë të vitit 2015, gjë që rezultoi me një humbje neto të kompanisë që arriti në vlerën prej 374 milionë dollarë.

Prandaj lansimi i HTC One A9 pritet të ndihmojë dërgesat përgjithshme të telefonave të HTC në tremujorin e katërt për shkak të raportit të mirë çmim / performancë që e ka modeli i ri, thuhet sipas burimeve të industrisë.

Megjithatë, dihet që edhe tremujori i katërt është tradicionalisht i vështirë për shitjet e telefonave të HTC, sepse kompania do të ketë me konkurrencë të fortë nga ofertat e Apple, Samsung dhe Sony.

Artikulli paraprak"Hjekma këtë birrë"- thotë Shkodran Mustafi
Artikulli vijuesMos e beso po deshe: Në Kosovë punojnë 29 organe të Serbisë dhe pesë mijë nëpunës të saj