Hollande tërhiqet nga plani për heqjen e shtetësisë franceze terroristëve

Presidenti francez Fransua Hollande thotë se ka braktisur planin e tij për një ndryshim kushtetues ku do të përfshihej një masë për heqjen e shtetësisë për terroristët e lindur në Francë.

Fillimisht presidenti e propozoi këtë reformë pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, ku u vranë 130 persona dhe u plagosën më shumë se 350 të tjerë, por Senati i Francës dhe Asambleja Kombëtare nuk ishin në gjendje të bien dakord mbi tekstin.

Presidenti Hollande tha të mërkurën se ishte duke u përpjekur të bashkonte vendin për t’iu përgjigjur terrorizmit.

Propozimi hasi në kundërshtim nga ata që shprehën frikë se plani do të bënte padrejtësisht objekt të tij myslimanët. Disa e krahasuan atë me heqjen e shtetësisë franceze për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri i Drejtësisë i Francës dha dorëheqjen në janar, pasi kundërshtoi këtë propozim të presidentit Hollande.

Artikulli paraprakKhamenei: Raketat, e jo negociatat, janë e ardhmja e Iranit
Artikulli vijuesAmerikanët mbështesin torturën ndaj të dyshuarve për terrorizëm