Presidenti francez Francua Holonde ka theksuar në vazhdimin e operacioneve ushtarake të Francës në Mali.
Kjo deklaratë e presidentit francez bëhet në kohën kur udhëheqësit e Afrikës Perëndimore do të takohen në Bregun e Fildishtë për të diskutuar mënyrën më të mirë për të koordinuar veprimet ushtarake në Mali. Ata pritet të diskutojnë planet për dislokimin e trupave afrikane në mbështetje të ushtarëve francezë dhe malianë tashmë në veprim kundër kryengritësve islamikë. Ndërsa në bisedimet që do të zhvillohen në Abixhan do të marrë pjesë dhe Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius. Luftëtarët të premten u tërhoqën nga dy qytete në qendër të Mali-t pas sulmeve ajrore të francëve. Zyrtarët thonë se luftëtarët kanë lënë qytetin jugor të Diabaly, të cilin e kishin marë nën kontrollin e tyre të hënën, ndërsa ushtria ka rimmarë qytetin Konna-n, i cili ishte kapur nga rebelët dhe shkaktoi ndërhyrjen franceze
You Might also Like
Erdogan paralajmëroi Obaman në lidhje me armatosjen e kurdëve në Siri
Erdogan: Nëse armatimi i dërguar për PYD kalon në duart e PKK atëherë do ti…
By
Redaksia
2 Min Read
OKB: Hetime për vrasjet nga amerikanët dhe çifutët me aeroplanë pa ekuipazh
Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe kundërterrorizëm, Ben Emerson,…
By
Redaksia
1 Min Read
Kerry: Asadi nuk do të jetë pjesë e qeverisë së tranzicionit në Siri
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi sot se presidenti sirian, Beshar al-Esad nuk mund…
By
Redaksia
1 Min Read
Pakistan: Raportohet për 5 të vrarë nga sulmi me raketë
Raportohet se një raketë amerikane ka vrarë pesë njerëz në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi…
By
Redaksia
0 Min Read
Assadi emëron tre ministra të rinj
Presidenti sirian, Bashar al-Assad emëroi dy ministra të rinj, atë të Industrisë dhe atë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Sot është Dita Botërore e hixhabit
Më 1 shkurt mijëra gra myslimane dhe jo-myslimane nga e gjithë bota do të veshin…
By
Redaksia
1 Min Read
