Gazetarja e CNN qanë teksa transmeton lajmin e 5-vjeçarit sirian (VIDEO)

Fotoja e 5-vjeçarit sirian Omran Daqneesh, ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Edhe gazetarja e CNN Kate Bolduan, gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti teksa ka raportuar mbi këtë ngjarje tragjike, nuk i ka mbajtur dot lotët.

Omran në fytyrën e tij ka të skalitur tmerret dhe vuajtjet e popullit sirian për shkak të bombardimeve të shumta që ndodhin atje.

Fotoja e vogëlushit ka bërë xhiron e botës. Ai qëndron I ulur në pjesën e pasme të një ambulance, i mbuluar me gjak dhe me pluhur.

Bolduan raportoi se ai dhe familja e tij u nxorën nga rrënojat, që dikur ishte shtëpia e tyre pasi një sulm ajror e kishte shkatërruar atë.

Omran nuk ka lotë në sytë e tij, por transmeton dhimbje dhe një “shok” total.

https://www.youtube.com/watch?v=4f5nEY3hJsM

Artikulli paraprak🔹🌷 DITA E XHUMA 🌷🔹 Të meditojmë në veçoritë e Sures El Kehf
Artikulli vijues“Çdokush duhet të ketë lirinë për veshjet e besimit të tij”