Homs, 19 vrarë nga sulmi me mortaja në zonat e regjimit

Të paktën 19 persona kanë vdekur pas sulmit me mortaja në qendër të Homsit raportojnë mediat. Mortajat kanë shpërthyer në lagjet pro-qeveritare Ghouta dhe Karm al-Shami.
Për këtë sulm, mediet e regjimit sirian, fajësojnë “terroristët”, që është një terminologji që përdoret nga qeveria për të përshkruar ata kryengritës që janë kundër diktatorit Bashar al-Essed.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se aktivistët e saj në terren po ashtu raportojnë për këto sulme në Homs.

Lufta në Siri ka shkaktuar vdekjen e më se 140 mijë njerëzve, që kur ajo shpërtheu në mars të vitit 2011, transmetojnë mediat.

Artikulli paraprakDavutoglu: Nuk i kërkojmë falje Serbisë për deklaratën e Erdoganit
Artikulli vijuesSunduesi i Dubait fton për t’i lehtësuar sanksionet Iranit