Horror në Belgjikë! Studenti shqiptar gjendet i copëtuar

Trupi i një studenti, i gjetur në Belgjikë në një valixhe pa kokë, krahë dhe këmbë, i përket një shqiptari.
 
Ngjarja makabre u zbulua më 9 qershor, por vetëm tani është identifikuar viktima.
 
Mësohet se ai është Xhuliano B, 22 vjeç, nga Shqipëria.
 
Ka qenë tatuazhi ku ishin inicialet e prindërve që kanë bërë të mundur identifikimin e trupit.
 
Ai studionte në universitetin Libre, disa media thonë për drejtësi, të tjera theksojnë se ai studionte për kriminalistikë.
 
Nuk dihen shumë detaje për jetën e studentit, por mësohet se njëherë ai ishte thirrur në polici për një sherr fizik.
 
Në një rast tjetër thuhet se Xhuliano ishte proceduar për tregti kanabisi.
 
Megjithatë në të dy rastet ai u la i lirë.
 
Policia dhe prokuroria po hetojnë, ndërkohë që nuk kanë akoma pistën konkrete për këtë krim makabër.
Artikulli paraprakGoogle shoqëron myslimanët në Ramazan
Artikulli vijuesKina ndalon myslimanët të agjërojnë!