Skandal seksual në Britani, arrestime

Thellohet edhe më shume skandali i abuzimeve seksuale në Britaninë e Madhe, duke u zhvendosur nga BBC tek parlamenti i vendit.

Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, konservatori Nigel Evans, është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar me dy meshkuj 20- vjeçare, abuzime këto që kanë ndodhur mes korrikut 2009 dhe marsit 2013.

Lajmi raportohet nga e përditshmja Daily Mail, sipas së cilës 55- vjeçari Evans u arrestua në vilën e tij në Lancashire.

Në vitin 2010 ai pati deklaruar publikisht se është homoseksual. Ndërkaq Downing Street ka nxjerrë një deklaratë ku thuhet se kryeministri David Cameron është informuar menjëherë për çështjen.

Sipas deklaratës së policisë, 55 vjeçari dyshohet për përdhunim dhe sulm seksual, megjithëse autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e Evans.

Evans, deputet që prej vitit 1992 u zgjodh si njëri nga tre nënkryetarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit britanik tre vjet më parë.

Në këto dy dekada në parlament ai ka mbajtur disa poste të larta brenda partisë konservatore. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakMbroni telefonin nga shiu dhe rëra me mbështjellësin special për smartfonë
Artikulli vijuesUniversiteti Sheffield ofron 55 bursa për studentët nga Kosova