Hoti ia përkujton Qeverisë projektet për Mitrovicën Veriore

0
236

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë me dije se janë 8 projekte që duhet përfunduar në vitin 2018 në Mitrovicën Veriore.

Sipas tij, në këtë projekte përfshihen Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell Telegrafi.

 

Shkrimi i plotë i Hotit

Projektet per Mitrovicen Veriore te perfshira ne buxhetin e vitit 2018, bazuar ne amandamentet qe kam bere. Ministrite perkatese duhet te kujdesen qe t’i realizojne me kohe. Une do te kerkoj informata te rregullta nga Ministrite perkatese.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ndërtimi i kulmeve në 3 shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë

Ndërtimi i 10 shtëpive për çdo vit në Lagjen Kroi i Vitakut

Ndërtimi i dy shtëpive në lagjen e Boshnjakëve

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Fasadimi i Shkollës Fillore ‘Aziz Sylejmani’ në Mitrovicë

Ndërtimi i shkollës fillore në Lagjen e Boshnjakëve

Ministria e Infrastrukturës

Asfaltimi i rrugës ‘Sami Frashëri’ në gjatësi prej 300 metra

Asfaltimi i rrugës “Tirana” në gjatësi prej 400 metra në Mitrovicën Veriore

Ministria e Kulurës, Rinisë dhe Sportit

Renovimi i galerisë së arteve në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut