Shqipërisë nuk do t'i jepet statusi kandidat, Holanda pengoi procesin

Shqipërisë nuk do ti jepet statusi i vendit kandidat javën e ardhshme, shkruan sot Euroactiv duke iu referuar burimeve diplomatike të saj. Takimi pritet të mbahet më 10 dhjetor, ndërsa mësohet Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat, sepse një vend si Holanda ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.
Megjithatë ato ka shumë mundësi të ndezin dritën jeshile për negociatat me Serbinë, nëse plotëson një numër kushtesh kryesorja përmirëson marrëdhëniet me Kosovën.

Diplomatët perëndimorë kanë thënë për EurActiv se ata nuk do të ndërmarrin një vendim për Shqipërinë për momentin, duke shtuar se Shqipërisë i duhet më shumë të bëjë sidomos në 12 kushtet e vëna nga Komisioni në tetor raportin e tij. Po kështu ata kanë shtuar se zgjedhjet e ardhshme janë mjaft të rëndësishme.

Artikulli paraprakMbroni të dhënat në laptopin tuaj
Artikulli vijuesNjë kivi në ditë ju mbron nga sëmundjet