Hoxha nga Shkupi shpallet veteran i ish UÇK-së nga Kosova

Me rastin e pranimit të Certifikatës së Veterani të Luftës së UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) e Muhamer ef. Veselit, i cili njëkohësisht si teolog i diplomuar ka qenë Këshilltar për çështje fetare i Gjeneralit Rustem Berisha – Komandant i Brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare, Zona Operative e Rrafshit të Dukagjinit, një delegacion nga BFI me në krye Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin morën pjesë në ceremoninë e ndarjes.

Pas marrjes së Certifikatës delegacioni vizitoi edhe Kryemyftiun e Kosovës H. Naim ef. Tërnava, ku ishin prezent edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me çrast Reisul Ulemanë e shoqëronte edhe veterani i luftës së Koshares Bahri Gashi, ish medresant i Medresesë Alaudin – Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë së AK.

Qëllimi i vizitës së Reisul Ulemasë dhe shoqëruesve të tij, u bë për tu informuar më nga afër me gjendjen shëndetësore të Kryemyftiut Tërnava, i cili para një muaji pati shqetësime shëndetësore.

Në këtë takim mjaft të ngrohtë, Reisi u gëzua pa masë për gjendjen e mirë të Kryemyftiut Tërnava dhe i dëshiroi shëndet e fuqi për të vazhduar edhe më tej me udhëheqjen e BIK-ut. Njëherit në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm vëllazëror mes Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila do të jetë në interes të xhematëve tona dhe Kombit në përgjithësi.

Artikulli paraprakGocevski: Kriza e refugjatëve mund ta ndryshoje demografinë e Maqedonisë
Artikulli vijues“Islami, ateizmi dhe modernizmi” i Zhizhek botohet edhe në maqedonisht