SHKUP (AA) – Mijëra qytetarë edhe sonte vazhduan protestat kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve nga ndjekja penale dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të shpallura për me datë 5 qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit kërkonin dorëheqjen e presidentit Ivanov, për shkak se sipas tyre ky vendim është i papërgjegjshëm dhe rrezikon të ardhmen e vendit, ndërsa thonë se nuk ka kohë deri më 5 qershor që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike.
Protestuesit u mblodhën para zyrës së Prokurorisë Speciale Publike për t’i dhënë mbështetje të vazhdojë hetimit dhe vazhduan drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku forcat e mëdha policore nuk lejuan që t’i afrohen ndërtesës.
Ata u kthyen prapa që përmes urës së gurit të vazhdojnë drejt ndërtesës së Qeverisë, ku kordoni policor bllokoi urën, pas së cilës protestuesit përmes qendrës arritën para ndërtesës së Qeverisë.
Sonte ishte nata e katërt që organizohen protesta në Shkup dhe ishte më masive në krahasim me netët tjera, ndërkohë që, pasditen e sotme presidenti Ivanov deklaroi se i qëndron vendimit për falje të politikanëve dhe se arsye për mostërheqjen e vendimit është interesi shtetëror dhe i qytetarëve të Maqedonisë.
You Might also Like
Plagoset një police në Francë
Para rezidencës të presidentit francez François Holande një shofer i një veture ka plagosur me…
By
1 Min Read
OKB: Evropa është paralajmëruar për valët e refugjatëve
Një zyrtarë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se kjo organizatë në vazhdimësi…
By
1 Min Read
Siri – Shkatërrohen sipërfaqet bujqësore
Në Siri vijojnë sulmet e forcave të Esadit kundër popullit. Forcat e Esadit vijojnë sulmet…
By
2 Min Read
Elbasan, plagos katër të afërm për pronat, pranga 45-vjeçarit
ELBASAN - Një 45-vjeçar nga Belshi, ka përfunduar në pranga pasi plagosi me thikë katër…
By
1 Min Read
Studenti indian ka mësuar Kuranin nëpërmjet alfabetit Braille
Edhe pse ka humbur shikimin, studenti indian Taha Mahbub e ka mësuar komplet Kuranin nëpërmjet…
By
1 Min Read
Vendet me taksën më të lartë të shitjes
Hungaria ka taksën më të lartë të shitjeve në botë, me 27%. Tatimi në shitje…
By
5 Min Read
