Hoxhë Bekir Halimi për protestat në Prishtinë

Hoxha nga Shkupi Bekir Halimi në rrjetet sociale ka komentuar protestat e fundit në Prishtinë ku qytetarët kërkojn shkarkimin e ministrit Jabllanoviç:

 

Isha në Shqipëri dhe nuk pata kohë të shoh lajmet. Tash që pash më dhimbset populli dhe vendi im. 
Në mëngjes postova një citat të mrekullueshëm të Ibën Tejmiut, dhe tash në mbrëmje po vërtetohet vërtetësia e kësaj thënie.
Protestuesit duhet të kenë guximin për artikulim të qëndrimeve dhe kujdesin për pronat publike dhe private, kurse pushteti lirinë dhe respektimin e diversitetit dhe ofertat e korigjimit të pushtetit, e policia paanshmërinë dhe drejtësinë.
Kurse mediat profesionalizëm, paanshmëri dhe urtësi, e assesi shfrytëzim të pinave gazetaresk për të shtuar kaosin dhe hidhërimin mes popullit tonë.
Edhe përdoruesit e rrjeteve sociale duhet të thërrasin në veprime logjike, të matura dhe të urta dhe assesi të fillojnë të gropojnë istikame dhe të ndjellin kob dhe vëllavrasje.
Sdo mend se padrejtësitë të filluara që pas luftës me privilegjet e serbëve, ndarja e padrejtë e tokave tona, privatizimet jashtë logjikës së tregut të lirë, përfitimet marramendëse nga benefitet e pushtetit, injorimi i invalidëve dhe veteranëve të luftës, pengimi i shamisë në shkolla, pengimi i mësimbesimit, pengimi i xhamijave, burgosja e hoxhallarëve të pafajshëm, sjellin trazira, telashe dhe kaos.
Allahu e ruajtë popullin dhe vendin tonë! 

 

Bekir Halimi

Artikulli paraprakSulm në një hotel në Libi, 12 të vdekur
Artikulli vijuesFreedom House: Shqipëria dhe Kosova pjesërisht të lira