Sulm në një hotel në Libi, 12 të vdekur

0
145

Së paku 12 persona janë vrarë në sulmin ndaj një hoteli në Tripoli të Libisë, kur persona të armatosur kishin për qëllim të vrasin zyrtarë të lartë libian dhe delegacione të huaja.

Sulmuesit kishin arritur të vrisnin së paku 4 shteas të huaj, përpara se të hidhnin veten në erë, bëjnë të ditur autoritetet libiane.

 Të shtënat nisën brenda hotelit me pesë yje “Corinthia”, ndërkohë që forcat e sigurisë evakuuan të ftuarit, përfshi kryeministrin e Tripolit dhe një delegacion amerikan.

 Ky ishte një nga sulmet më të këqija që kanë pasur për shënjestër të huajt, që prej luftës civile të vitit 2011, që përfundoi me rrëzimin e diktatorit Muammar Gaddafit.

 Një grup militantësh që kishin lidhje me ISIS mori përgjegjësinë për sulmin, por, zyrtarët e Tripolit fajësojnë besnikët e diktatorit të vrarë Gaddafit, për përpjekje për të vrarë kryeministrin e tyre.