Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka takuar edhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
Takimet e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit me presidentin dhe kryetarin e Kuvendin kanë qenë të mbyllura për media.
Në ora 11:30, Hoyt Brian Yee do të takohet edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Brian Yee një ditë më parë gjatë vizitës së tij në Beograd tha se nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra-tjetrës.